Ish-deputeti i Partisë Demokratike, është dënuar sot me një vit
burg për kallëzim të rremë.
Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Salianji ka raguar duke u shprehur se kjo ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e
pabazuar në ligj e
pabazuar në prova.
“Ka disa shkelje të qarta që e bënin këtë
vendim të ishte në një konkluzion të tillë që më herët. Nuk ka mafie, nuk ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot. E sigurtë është që gjyqtari shok me Xhafajt dhe bandat i ka bërë një shërbim PS dhe bandave. Do kemi kohë për të folur për skandale të tjera”, u shpreh Salianji.
Shtuar më 18/12/2019,
ora 16:01