“Technology Center of Excellence” çertifikohet si e vetmja qendër trajnimi dhe testimi në rajonin e Ballkanit nga EC-Council

Technology Center of Excellence” është çertifikuar si e vetmja qendër trajnimi dhe testimi në rajonin e Ballkanit nga Këshilli Ndërkombëtar i Konsulentëve të Tregtisë Elektronike (EC-Council), i cila është një organizatë amerikane që ofron çertifikim, edukim, trajnim dhe shërbime të sigurisë kibernetike në nivele të ndryshme.

“Technology Center of Excellence” është një sipërmarrje e përbashkët e kompanisë izraelite GOLD N’LINKS dhe WESTERN BALKANS UNIVERSITY në Tiranë.

Kjo sipërmarrje e përbashkët sjell në Shqipëri, më shumë se 30 vjet përvojë në botën e IT dhe më shumë se 20 vjet përvojë në botën e sigurisë kibernetike, nga ushtria dhe zbatimi i ligjit deri tek ato financiare dhe qeveritare.

Fokusi kryesor i kompanisë është ofrimi i zgjidhjeve të IT-së dhe sigurisë kibernetike, trajnime në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shërbime dhe produkte të ndryshme në këtë fushë.

Trajnimet që ofrohen nga “Technology Center of Excellence” janë të çertifikuara nga EC-Council, e cila si moto ka thënien, “Hakerat janë aty, po ti ku je?”. Ky institucion amerikan, është më i njohuri në botë për edukimin dhe trajnimin në fushën e sigurisë kibernetike, ndërsa në Ballkan përfaqësohet ekskluzivisht nga “Technology Center of Excellence“. /albeu.com/

 


Shtuar 14.01.2023 18:37