Salianji akuza të forta ndaj gjyqtarit: U kap me 30 mijë euro, pas një historie rozë
Gjykata e Tiranës shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.

Ai akuzohet për “kallëzim të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Vendimin e dha nga gjyqtari Artan Gjermani.

Salianji, këtë të mërkurë në emisionin Opinion tha se pret të zbardhet vendimi dhe më pas do ta apelojë atë, por lëshoi akuza të forta.

I pyetur nëse do t’i bindet drejtësisë, pra a do të shkojë në burg, ai tha me ironi se nëse vendimi final jepet do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së ulët.

Burg i sigurisë së ulët, nëse do jepet dhe vendimi final".

"Nuk e di si janë këto burgje, por qejfin e kanë patur me pushkatim por nuk e arritën dot. Unë nuk akuzohem as për ndonjë krim, unë kam denoncuar".

Salianji zbuloi se edhe kush e ka dënuar sot?

"Për inskenimin unë do jap provat e mia. Gjykatësi është i akuzuar nga SHISH për lidhje me krimin, i akuzuar nga ish kryeministri për lidhje me bandat. U kap me 30 mijë euro, pas një historie rozë. Është zënë me një gjyqtar tjetër, është zënë për punën e një sekretareje, u gjetën 30 mijë euro në makinë dhe u zhdukën nga kjo prokurori. I akuzuar edhe nga Alfred Moisiu, pasi SHISH e lidhte edhe me bandat”, tha ish-deputeti demokrat.
Shtuar më 18/12/2019, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori