Sali Berisha ka një dhuratë të veçantë për Ramën (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama njihet për stilin e veçantë të veshjes, dikur njihej për kollaret me shumë ngjyra dhe jo shumë serioze, tani njihet për veshjet e tij sportive e deri diku të çuditshme.

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook, bën me dije se ka një dhuratë për Ramën nga qytetati dixhital.

Ajo është një kollare rozë me imazhin e pinokut, e ndoshta me këtë Berisha e quan Ramën gënjeshtar.

“Qytetari dixhital ka nje dhurate te vecante per Edi Ramen! Ta gezoje! sb”- shkruan Berisha në profilin e tij ne FB. /albeu.com/



Shtuar më 02/06/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori