Rrumbullaku bën ndryshime në Policinë e Shtetit në nivel drejtorësh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë ndryshime në nivel drejtorësh.

Skënder Hitën, e ka emëruar Drejtor të Policisë së Durrësit, i cili deri tani mbante postin e Drejtorit te Policisë së Dibrës.

Ndërsa në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë  Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e z drejtorit për Rendin në Durrës./albeu.com