Sali Berisha humb njeriun e afërt, lajmin e bën publik Haradinaj (FOTO LAJM)
Sali Berisha bën me dije se ka humbur kushëririn e tij të afërt.

I ndjeri quhet Sulejman Berisha.

Ky lajm bëhet i ditur nga nje foto e publikuar nga ish-kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin e tij ne Facebook ku duken te dy në ceremoninë mortore për ti dhënë lamtumiren e fundit Berisha kushëririt ndërsa Haradinaj vellait sic e quan ai.

Postimi:

Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën.

Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së.

Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.


Shtuar më 14/02/2020, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori