Sali Berisha flet për 21 Janarin: Donin t'më merrnin pushtetin me dhunë!
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se 21 Janari nuk ishte protestë e dhunshme, por përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë.

"Nuk jam dakord që e cilësoni protestë të dhunshme, ajo ishte përpjekje e qartë për marrje pushteti me dhunë.

Deklaratat e eksponentëve kryesorë të opozitës së asaj kohe, ishin të qarta. Nuk kërkonin as më shumë dhe as më pak se rrëzimin e një pushteti të ligjshëm,” tha Berisha.

Sipas tij, videoja e montuar u trajtua nga qeverisja në mënyrën e duhur, pasi zyrtarët e lartë u larguan dhe iu hoq imuniteti, ndryshe nga sa ndodhi me rastin e Saimir Tahirit .

"Iku zëvendëskryeministri, dha dorëheqje, iu hoq imuniteti dhe nuk shkoi te prokurori si një njeri me imunitet. Ministri tjetër kishte ikur.

Pra e gjitha kjo u përdor. U caktua një datë kur u mendua se mund të merrej pushteti me dhunë.

21 janari shënon pas 80 e ca vitesh, përpjekjen e dytë për të marrë pushtetin me dhunë," tha Berisha.
Shtuar më 21/01/2021, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori