Sali Berisha do të vizitojë Kosovën më 26 e 27 janar
Albeu.com
Më 26 dhe 27 janar 2006 Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të vizitojë Kosovën me ftesën e përbashkët të kryeadministratorit Soren Jessen Petersen dhe Kryeministrit Bajram Kosumi. Në ftesën e tyre dërguar me 12 janar, Petersen dhe Kosumi theksojnë:
"Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me qëndrimin konstruktiv të qeverisë suaj për çështjet që lidhen me të ardhmen e Kosovës. Në fakt, konsultimi dhe bashkëpunimi rajonal do të kenë impakt pozitiv jo vetëm për procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm, por gjithashtu edhe për përmirësimin e kushteve shoqërore dhe ekonomike të banorëve të Kosovës".
Kryeministri Berisha ka mirëpritur dhe ka konfirmuar vizitën e tij në Prishtinë, thuhet në një njoftim për shtyp të Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë.
Shtuar më 16/01/2006, ora 18:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori