Sali Berisha: Bellanicën po e përdor Serbia kundër Bashës
Ish-kryeministri, Sali Berisha i cilësoi si haluçinante deklaratat e Milaim Bellanicës, se ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës kasetën për masakrën serbe ndaj shqiptarëve në Krushë të Madhe.

Në intervistën përballë gazetares Juli Xhokaxhi në ”ABC”, Berisha tha se Bellanica nuk është mirë mendërisht, gjë e cila sipas tij, po shfrytëzohet nga armiqtë e UÇK-së dhe Shqipërisë.

“Këta merren me njerëz të sëmurë që kanë haluçinacionet dhe obsesionet e tyre duke i shfrytëzuar pastaj kundër shqiptarëve dhe UÇK-së”, tha Berisha.

“Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thashë takohemi, por me një kusht.

Cili është kushti, më pyetën? Thashe që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thashe të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zgjedhjet e 25 prillit dhe sa të përgatitur e shihni Lulzim Bashën?

Berisha: Opozita është në prag të marrjes së pushtetit dhe çdo masë që merr Rama është masë dëshpërimi si i mbyturi që kapet me fijet e barit.

Edhe një ditë para se të diagnostifikoheshin me covid zhvillonin mbledhje pa maskë. Unë dënoj çdo veprimtari pa maska. Prisni tani kur ta shpallë vete zot mbi zot.

Pyetje: Kjo çon në fushatë virtuale duam apo jo? Opozita dhe Lulzim Basha janë të gatshme të përballen me një fushatë virtuale ?

Berisha: Rama vërtet poston shumë, por janë me mijëra qytetar që i shprehin urrejtjen dhe që ai i bllokon. Rrjeteve sociale të tij u ka dalë boja dhe asgjë nuk pengon urrejtjen madhe popullor. Sot Edi Rama është i dyti pas Enver Hoxhës njeriu më i urryer në Shqipëri. Ky nuk ka shpresë më.

Pyetje: Duhet të ishte Basha më aktiv sepse mazhoranca ka ndezur të gjithë motorët?

Berisha:Ata nuk kanë bilance, kanë vetëm mashtrime. Vetëm sukseset e mia kanë bilanc këta. Shkon tre herë tek bypassi i Vlorës i cili është tenderuar që në 2014. Nuk ka bilanc, ky ka dështim. Ky inauguron spitalin që kam inauguruar un dhe thotë është i pari spital që ndërtohet në dekada. Opozita ka bërë aktivitete thelbësore: Ka përgatitur listën e deputetëve.

Ka një proces transparent. Opozita po sillet si qeveri në raport me alternativën. Edi Rama nuk nxjerr asgjë tjetër, por në mënyrë të shëmtuar kopjon opozitën. Ka dhënë alternativa të shkëlqyera për mbrojtjen e biznesit, grupet në rrezik. Ka qenë fat që shqiptarët të mbajnë shpresën gjallë se me ardhjen e opozitën do të marrin çfarë meritojnë.

Pyetje: Ende nuk dimë ku do të kandidojë Sali Berisha?

Berisha: Top sekret. Nuk ka njeri që të ketë më pak sekrete se unë, por ja që edhe unë kam sekret. Vendimin do ta marr bashkë me kryesinë e PD, unë jam anëtar i asaj partie , i betuar që do ta mbështes.

Pyetje: Thonë se Berisha do të jetë në krye të Shkodrës për të tërhequr të pakënaqurit e Jozefina Topallit?

Berisha: Qëndroj në politikë për të mbrojtur interesin publik, jashtë çdo mendimi, sepse kam monopolin e të vërtetës.

Gjatë intervistës Berisha tha se do të jetë opozita që do nisë Edi Ramën në arkivat e zeza më 25 prill dhe jo covid-i.

Rama po e çon Shqipërinë drejt përjashtimit përfundimtar. Dje u vendos për herë të shtatë një jo, por ju garantoj se me Edi Ramën negociata nuk ka”, u shpreh ai.

Teksa komentoi reagimet e presidentit të Republikës Ilir Meta, Berisha tha se Meta në asnjë moment nuk bërë të vetën një kauzë të opozitës.

“Çdo debat që është zhvilluar midis Ramës dhe Presidentit të Republikës ka qenë vetëm për mbrojtjen e Kushtetutës. Presidenti nuk ka bërë kurrë të veten një kauzë të opozitës. Letra që Presidenti i dërgoi qeverisë për ta informuar me ecurinë e covidin dhe përgjigja e xhahidit të Surrelit ishte”, S’ke punë me këtë. Pra në kulmin e zisë i thotë,-Nuk ke punë. Si nuk paska punë presidenti me një katastrofë?”, tha më tej ai.

Për çështjen e masakrës së Krushës dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, Berisha tha se Rama kërkon t’i zbardhë faqen padronit të tij Aleksandër Vuçiç dhe të paraqesë problemin e Hagës si problem shqiptar dhe si problem të Bashës.

“Nga njëra anë kërkon t’i thotë se nuk është Vuçiç në këtë proces. Si ka mundësi që një shqiptar të punojë kundër shqiptarëve. Në këtë fushatë merren njerëz të sëmurë, kam keqardhje për ta, akuzohet një njeri i cili ka pasur fatin në rininë e tij të japë kontributin në shtet ndërtimin e Kosovës dhe të jetë në grupet fakt mbledhëse të dosjes kundër Millosheviç”, u shpreh ish-kryeministri.

Pyetje: Përveç Ramës, kë tjetër e quani grupi i argatëve të Beogradit?

Berisha: Keni dëgjuar personalitete të huaja se në origjinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës është Edi Rama. Hyni në arkiva dhe deri në 2013 do të gjeni deklarata që kundërshtonin çdo diskutim për ndryshimin e kufijve. Kam deklarata të Thaçit të përbashkëta në të cilat kundërshton njësoj si Sali Berisha kërkesën për ndryshimin e kufijve. Para ardhjes së Ramës në pushtet serbët nuk guxuan asnjë veprim.

Juli Xhokaxhi: Komiteti nuk i konsideron shkollat si “bomba të epidemisë”, çfarë mendoni në lidhje me këtë?

Sali Berisha: Komiteti është vetëm Edi Rama, ku merr pjesë ish-kunata e tij, militantja Silva Bino, ndrikulla e hajnisë. Komiteti është mburojë për të mashtruar shqiptarët nga Edi Rama. Hapja e spitaleve Covid aktualisht është pa zgjidhje, nuk ka mjek, nuk ka infermier, nuk ka staf mjekësor për të pritur pacientët. Kanë mungesa të tmerrshme aktuale. Ka një shpartallim të sistemit mjekësor.

Ajo që do të bëja është të mbyllja shkollat menjëherë, do i hapja pas një periudhe të caktuar të gjatë, duke e vazhduar mësimin online, por edhe nëse nuk do kishte mundësi për mësimin online, do të zhvilloja mësimin në shkolla verore. Edhe në këtë rast, është më mirë që shkollat të mbyllen dhe të zgjatet viti shkollor gjatë verës, duke u kryer edhe në zoom apo online. Zëdhënësi i Edi Ramës për shëndetësinë gënjen nga mëngjesi në darkë. Nëse do ishte një ekip serioz, do të përgatiste mjekë reanimator duke i trajnuar nga alfa tek omega. Ajo që mund t’ju them është se spitali Covid 3 ka gjithsej 4 shtretër reanimacioni, ndërkohë që mjek reanimator nuk ka.

Juli Xhokaxhi: Edi Rama ka deklaruar se nuk e imagjinon dot se çfarë mund të ndodhte nëse pandemia do e gjente Shqipërinë në kohën kur ai ka ardhur në qeveri, duke lënë të kuptohet se spitalet kanë qenë në ditën e tyre më të keqe kur ju ishit në pushtet.

Sali Berisha: Mashtrues ordiner. Në dekada nuk u ndërtua një spital i ri. Dua tu them shqiptarëve se në regjimin e diktaturës në memorien e Sali Berishës janë ndërtuar disa spitale të reja. Trashëguam një numër shtretërish të konsiderueshëm, kjo është e vërtetë dhe mund ta them. Në kohën që kam qenë në qeveri, është ndërtuar spitali i Durrësit, i Kavajës, kirurgjia e Elbasanit, janë ndërtuar 600 e ca qendra shëndetësore dhe reparte spitalore në mbarë vendin.

Kurse spitali që ai inaguroi për së dyti, është inaguruar nga Sali Berisha dhe Halim Kosova, ai është ndërtuar me një kredi të butë nga Banka Botërore. Xhahili që vuan nga kompleksi i nihilizmit deklaron paturpësisht se në Shqipëri nuk ekzistonin vegla kur në fakt ekzistonin aparatura nga më modernet, ndërkohë që ky do vidhte bashkë me ndrikull hajninë. Nga mëngjesi në darkë Edi Rama nuk mbron gjë tjetër, veç vjedhjet e papërmbajtura prej tij. /abcnews
Shtuar më 18/11/2020, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori