Dje u votua si President në Parlament, Bajram Begaj këshillohet me Alfred Moisiun

Presidenti i ri i votuar ditën e djeshme në Kuvend, Bajram Begaj, ka takuar ditën e sotme ish-presidentin Alfred Moisiu.

Ky takim mendohet të jetë një takim këshillues, pasi dihet që Moisiu ka eksperiencën e duhur në këtë aspekt.

Një tjetër e specifik e përbashkët mes tyre është fakti se të dy vijnë nga karriera ushtarake.

Kujtojmë se Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.