EMRI/ Parandalohet krimi në Elbasan, 72-vjeçari nxjerr pushkën dhe tenton të vrasë fqinjin

Një konflikt mes dy komshinjve ka ndodhur në lagjen Vullnetari, në Elbasan. Mësohet se 72-vjeçari Hysen Ullorja ka nxjerrë armën tip pushkë për të qëlluar mbi komshiun e tij, por me ndërhyrjen e forcave Shqiponja, krimi është parandaluar.

Ekipi Shqiponja ka sekuestruar dhe armën dhe ka shoqëruar dy palët e konfliktit për sqarimin e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 18:16