Saimiri bëhet lëmsh! Pas Silvanës, shkëmben puthje pasionante me një tjetër vajzë
Saimiri pati mbrëmjen e sotme takimin e dytë me Suelën dhe të dy u përfshinë në disa skena shumë pasionante. Ata të dy shkëmbyen puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin dhe sigurisht që kjo ndezi debat në studio.
I pari që i doli
kundër Saimirit
kundër për këtë veprim ishte opinionisti, Robert Aliaj. Ai u shpreh se një burrë modern që puth një vajzë ka një përkushtim jetësor dhe nuk mund t’i marrë të gjitha me radhë.
Ndërsa
Saimiri u shpreh se puthja për të është një etapë e dashurisë dhe me të kupton
nëse ka ndjenja për një vajzë apo jo. Gjithashtu këtë puthje nuk e priti mirë as Silvana,
vajzës së cilës
Saimiri i rrëmbeu puthjen e parë në spektakël.
Ajo ju kthye
kundër “princit modern” dhe u shpreh se u zhgënjye shumë nga ky veprim i tij, sepse nuk e priste që të puthte kaq herët një vajzë
tjetër. Gjithashtu Silvana paralajmëroi se do të ndërmarrë një hap
tjetër,
nëse ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.
“
Saimiri me Suelën nuk mu dukën se kishin kimi. Më zhgënjeu puthja, nuk e prisja kaq herët puthjen me një vajzë
tjetër.
Nëse i puth të gjitha për mua nuk vlen. Unë do shoh si sillet në vazhdim dhe do bëj llogaritë e mia”, u shpreh Silvana.
Shtuar më 21/12/2020,
ora 21:30