Saimir Tahiri sulmon Ilir Metën: Bandit! (VIDEO)
Pëlqej
Saimir Tahiri ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandatëve ku po diskutohet fati i tij dhe akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.

Ish-ministri ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për shtyp ku sërish nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e rënda për të cilat e akuzon prokuroria.

Ai kërkoi që përpara Këshillit të Mandateve të dëshmojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

"Të gjithë e patë se ç'lloj estrade ishte kjo, akti i dytë i një ekstrade, që s'është aq edhe e paparalajmëruar.

Jam i vendosur për të mos u dorëzuar asnjë sekondë, do i shkoj deri në fund rrugës për drejtësi. Vështirësitë janë të mëdha, por s'do dorëzohem.

Nëse nuk sjellin një provë të vetme, të sjellin dëshmitarë Saliun. Ai s'ka shkuar kurrë as në gjykatë, as në prokurori për të gjitha krimet. Nëse nuk vjen Saliu, le të vijë djali i tij që la të vdekur 26 njerëz në Gërdec.

Të vijnë dhe të bëhen dëshmitarë. Le të vijë Ilir Meta, Monika, le të vijë Lulzim Basha", tha Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori