Saimir Tahiri lë në "baltë" Ramën në ditën më të shënuar të tij
Pëlqej
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishtë padyshim ministri i preferuar i kryeministrit Rama, fakt të cilin ai e ka pranuar edhe publikisht.

Por pas shkarkimit të tij nga detyra, marrëdhënia shumë e mirë mes dy socialistëve mori “tatëpjetën”, gjë e cila arriti kulmin kur Rama nuk e futi Tahirin në kabinetin qeverisës “Rama 2”.

Thyerja e madhe mes tyre u tregua qartë edhe ditën e djeshme, kur Rama prezantoi platformën më të re të bashkëqeverisjes me qytetarët, detyrë e cila iu caktua ish-ministrit Tahiri.

Por pavarësisht se ishte dita e tij, Saimir Tahiri mungoi duke lënë në baltë Ramën.

“Kemi caktuar një koordinator Kombëtar, Tahirin. Nuk e pash sot, por me siguri do jetë diku.

Ai do vërë në dispozicion të procesit eksperiencën e tij organizative.

Do bëjë pikërisht këtë gjë, me mbështetjen e të gjithëve ne. Do angazhohemi ne si qeveri dhe deputetë e të gjithë anëtarët.

Si do bëhet kjo? Në fazën e parë do bëhet me fjalë, më pas me vepra.”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori