Përcillet në banesën e fundit ish-bashkëshortja e Donald Trump, e pranishme dhe Melania

Funerali i Ivana Trump, ish-bashkëshortes së Donald Trump, është mbajtur në New York City, duke bashkuar familjen në një tubim të rrallë publik.

Trump, 73 vjeçe, vdiq javën e kaluar pasi raportohet se ra nga shkallët e apartamentit të saj në Manhattan.

Në mesin e të pranishmëve ishin tre fëmijët e Donald dhe Ivana, Ivanka, Eric dhe Donald Trump Jr.

Gjithashtu në funeral u pa dhe bashkëshortja aktuale e Donald Trump, Melaina.

Kujtojmë se Donld Trump dhe Ivana kanë qenë të martuar për 15 vjet, nga 1977 deri në 1992.

Me origjinë nga Çekosllovakia e dikurshme, Ivana Trump ishte një socialiste e shquar që u bë objekt i interesit intensiv publik së bashku me Donald Trump gjatë viteve 1980 dhe 1990. Pasi dyshja u ndanë, ajo vazhdoi të lanconte një linjë produktesh bukurie, bizhuterish dhe veshjesh.