Safet Bajraj mbetet në burg, avokati çudit me deklaratën
Gjyakata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 6 prej 11 të ndaluarëve të bandës së Bajrajve të Shkodrës. Këta të fundit u ndaluan dy ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Oaz”.

Krimet e Rënda kanë vendosur masën e arrestit me burg për Armir Grimaj, Safet Bajri, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliun.

Ndërkohë koka e bandës famëkeqe e cila ka bërë jehonë në shumë vende të BE-së, ndodhet aktualisht në arrati. Fjala është oër Enver Bajrin, i cili aktualisht mendohet se është fshehur në Belgjikë.

Në përfundim të procesit gjyqëosr, avokati i Safet Bajrit u shpreh se arresti me burg është sipas tij i paligjshëm dhe se klienti që përfaqëson është ndaluar nën akuzën e ndikimit në lojërat e fatit. Madje avokati u shpreh se gjykatës i është ofruar garanci pasurore, një element i cili të sjell menjëherë në vëmendje atë që shumë shpesh mediat në Belgjikë e Hollandë shkruanin për Safet Bajrin. Ai shpesh herë i kishte shpëtuar drejtësisë belge duke dhënë shuma të mëdha parash në formën e garancisë pasurore.

Më poshtë një pjesë e deklaratës së avokatit:

“Gjykata e Krimeve të Rënda në kundërshtim me nenin e la në fuqi arrestin me burg ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rustemin përveç se ndikimit në gara sportive s’ka asgjë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuza në vende të tjera. Për të gjashtë u la. Ndërsa për tre që kanë dalë në gjyq në Shkodër, janë arrestuar në flagrancë nuk kanë lidhje me këtë procedim”, deklaroi avokati Hoxha.
Shtuar më 24/09/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori