Sadrit Danaj zgjidhet kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës
Sadrit Danaj u zgjodh këtë të mërkurë kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste mori 40 vota. Para procesit të votimit për zgjedhjen e tij, Këshilli i Qarkut shkarkoi ish kryetarin Anesti Dhimojani, i cili e kundërshtoi zhvillimin e kësaj mbledhjeje.

Në fillim të mbledhjes përfaqësues i Partisë Demokratike u shpreh se nuk ishin respektuar procedurat ligjore për thirrjen e kësaj mbledhje, sepse shumë prej antarëve, sipas tij, ishin njoftuar vetëm 2 ditë më parë. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori