Vllaznia e Skënderbeu projektojnë trajnerët e rinj, zbulohen 4 kandidatët

Nga Korça, në Shkodër: katër emra për dy pankina. Hysen Dedja nuk është konfirmuar në krye të Vllaznisë, ndërkohë që presidenti i ri, Alban Xhaferi, la të kuptohet se po mendojnë për një trajner tjetër. Kur u pyet për Dedjen, ai tha: “Na lini të gëzojmë qëndrimin në Superiore. Që nesër do të ketë njoftime”.

Asnjë njoftim, ndërkohë që “Panorama Sport” raporton për nëj takim të drejtuesve të Vllaznisë me Auron Milotin, ish-lotar i kuqebluve dhe Tiranës. Së fundmi ai ka marrë licencën UEFA Pro dhe ka punuar në ligën e katërt në Austri.

Tashmë shfaqet si kandidat për Vllazninë. Sigurisht dëshira e tij është e madhe për ta drejtuar ekipin e qytetit të tij, por mbetet të shihet si do e vlerësojë projektin që kanë drejtuesit dhe a është momenti i duhur për ta drejtuar Vllazninë.

SKËNDERBEU – Gazeta e mësipërme raporton se edhe në Korçë po mendojnë për pasuesin e Ilir Dajës, që vetëm zyrtarisht nuk është i Partizanit. Në skenë ka dalë Mirel Josa, i cili shikohet si alternativa kryesore.

Në tavolinën e presidentit Ardjan Takaj janë edhe emra të tjerë, si Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi. Ky i fundit e ka drejtuar Skënderbeun një sezon më parë, kurse ish-fantazisti vjen pas eksperiencave me Lirinë e Prizrenit dhe Teutës. Një rikthim në Korçë, si trajner, me siguri e tërheq Shkëmbin, i cili në fakt ka edhe propozime të tjera.


Shtuar 4.08.2020 07:32