Sadija kujton: Isha e virgjër, më dhanë për burrë një të huaj (FOTO LAJM)

Sadije Berishë është bërë më shumë e njohur për publikun shqiptar pas martesës me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, por ajo ka patur edhe një tjetër martesë më parë.

Ajo ka publikuar sot një foto nga ajo martesë duke risjellë në vëmendje kujtimet e asaj periudhe.

Postimi në Facebook

"Nëna ime vetëm më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë… Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, me shkuesi (myslimano-shqiptare). Isha 20 vjeç, e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kishin arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare..

Është fotoja e parë që më shkrepi kushëriri im Fadil Berisha.

Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Buzëqeshja në martesën tënde nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?"., - shkruan ajo në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2017, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori