Sabit Geci gjykohet ne veri te Mitrovices
Albeu.com
Sabit Geci, ish-luftëtar i UÇK-së, i arrestuar një ditë më herët nga EULEX-i, si i dyshuar për krime lufte, do të paraqitet sot pasdite para Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës.
Avokati mbrojtës, Mahmut Halimi, tha se në seancën e planifikuar të nisë në orën 16, pritet të vendoset nëse klientit të tij do t’i caktohet masa e paraburgimit, ose do të lirohet të mbrohet në liri, shkruan Express.

Geci u arrestua dje nga Policia e EULEX-it, nën dyshimin se ka kryer krime të luftës, gjatë periudhës prill - qershor 1999.

Zëvendësprokurorit për Krime Lufte i Serbisë, Bruno Vekariç, ka deklaruar se arrestimi ka ardhur si “rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të Beogradit me EULEX-in".

Sikur raportojnë mediat serbe, Vekariç ka deklaruar se Geci dyshohet për rastin e trafikimit të organeve, në të ashtuquajturin rast i “Shtëpisë së Verdhë” në Shqipëri, si dhe për krime të kryera në rajonin e Drenicës.
Shtuar më 07/05/2010, ora 17:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori