Presidenti i La Liga tregon planin e Barçës për të afruar Lewandowski

Javier Tebas, presidenti i La Ligas, shpreson që sulmuesi polak Robert Lewandowski mund të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm, duke thënë se ata mund ta kapin atë përmes përdorimit të levave ekonomike.

Klubi i Joan Laporta është zhytur në një plan për të aktivizuar një nga dy ‘levat’ ekonomike të miratuara në asamblenë e fundit të anëtarëve dhe për ta bërë këtë përpara datës 30 qershor, për të shmangur mbylljen me humbje të vitit financiar 2021/22.

“Shpresoj që Lewandowski të luajë për Barcelonën dhe të ketë një sezon të mirë”, tha Tebas, gjatë prezantimit të Legends, muzeut ndërkombëtar të futbollit që do të instalohet në Madrid.

“Shpresoj që levat që Laporta ka aktivizuar do ta lejojnë lojtarin të arrijë te Barcelona, sepse ai është një legjendë e Bayern Munichut dhe futbollit evropian. Nëse e zbatojnë atë që kanë miratuar në asamble, ai do të mund të luajë për Barcelonën. Ka interes dhe nëse i zbatojnë ato leva, atëherë do të mund ta nënshkruajnë atë”./ h.ll/albeu.com