Pas kalimit tė fazės paraprake tė negociatave brenda mazhorancės, emri i
Zaganjorit do tė dėrgohet paradite nė tryezėn e Gramoz Ruēit nga homologu i tij Astrit Patozi. Nė rast se Ruēi nuk do tė japė si pėrgjigje zyrtare tė Partisė
Socialiste, votimin pro kėsaj kandidature, atėhere Zaganjori nuk ka
shanse tė jetė President i Shqipėrisė.
Tė gjitha gjasat,sipas Portalit Albeu, janė qė opozita
socialiste tė mos japė njė pėrgjigje tė menjėhershme pėr kėtė kandidaturė, duke rrezikuar qė emri i
Zaganjorit tė mos futet pėr votim, tė paktėn nė orėn 10 tė paradites sikurse ėshtė pėrcaktuar nga Konferenca e Kryetarėve. Nėse opozita nuk pranon Zaganjorin, aėhere mazhoranca duhet tė mblidhet sėrish pėr tė gjetur njė emėr tjetėr sėrish konsensual, njė veprim qė mund tė kryhet deri nė tre herė, aq sa parashikon Kushtetuta pėr kandidatėt konsensualė. Gjithsesi, raundi i parė pėr zgjedhjen e Presidentit vlerėsohet i konsumuar,me apo pa kandidatė. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012,
ora 21:52