Sa para do jepen, Shqipëria i bashkohet donatorëve për rindërtimin e Notre Dame
Listës së donatoreve per rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit, shkrumbuar nga flaket pasditen e se henes i eshte bashkuar edhe vendi yne.

Mësohet se qeveria shqiptare do të dhurojë nje shume prej 100 mijë euro, donacion per rindertimin e katedrales, premtuar nga presidenti Macron, te ribehet brenda 5 vitesh.

Kanë qenë të shumta donacionet nga kompani të mëdha, që e kanë çuar në mbi 600 milionë euro shumën e mbledhur për të ringritur simbolin francez.

Zjarri i rënë pasditen e së hënës në një nga simbolet e kulturës botërore, në Katedralen e Notre Dame de Paris, punimet e së cilës kanë nisur që në fillim të shek XII, tronditën gjithë botën.

“Pas kohës së provës, vjen reflektimi, pastaj aksioni. Të mos i ngatërrojmë. Të mos rrëmbehemi nga nxitimi. E njoh padurimin e rremë për të reaguar sa më shpejt”, u shpreh dje në mbrëmje Macron. Sipas tij, duhet bërë më e mira në një projekt kombëtar, human dhe thellësisht francez. “Ndaj me ju dhimbjen dhe shpresën. Kemi shumë për të bërë. Do të veprojmë dhe do t’ia dalim”, tha kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron.

Flakët që ranë mbi Katedralen e Parisit u shuan në agim rreth orës 05:00 të mëngjesit. Rreth 400 zjarrfikës, pas 15 orësh kanë mundur të shuajnë flakët, duke e marrë situatën nën kontroll. Maja dhe çatia u shkatërruan, ndërsa struktura e Katedrales “mbahet mirë”, siç është shprehur për mediat zëvendëssekretari i Ministrisë së Brendshme, Laurent Nunez, pasi u bënë kontrollet e para. “Në përgjithësi struktura mbahet mirë, por janë identifikuar disa dëmtime në disa pjesë, që duheshin siguruar më mirë”. Duke cituar rrëfimet e zjarrfikësve, Nunez u shpreh se vendimtare në këtë shpëtim ka qenë ndërhyrja e 20 pompierëve, të cilët, duke rrezikuar jetën hynë në të dyja kullat e Katedrales, për t’u përballur me flakët nga brenda. Ndërkaq, qindra zjarrfikës vijuan edhe më pas punën për të “ftohur” Katedralen edhe pas shuarjes së zjarrit.
Shtuar më 17/04/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori