Sa i kushton shtetit një student
Albeu.com
Në një studim të paradokohëve që është kryer për universitetet publike në Shqipëri, rezulton se kostoja financiare e një studenti për një vit akademik arrin në plot 50 mijë lekë të reja (rreth 500 dollarë) në vit.Llogaritja e kostos financiare reflektonte kohën e qëndrimit në auditore, shpenzimet për librat që vihen në dispozicion të studentëve, blerjet e reja apo kohëqëndrimi në internet. Sipas studimit, në bazë të kësaj kostoje duhej të përllogaritej edhe tarifa e studimit për çdo student, që aktualisht është pothuajse sa gjysma e vlerës së kostos së nxjerrë për studimet në universitetet publike. Ndërkohë që sipas një raporti të publikuar një vit më parë nga Ministria e Arsimit, thuhet se shpenzimet totale të buxhetit të shtetit për arsimin e lartë arrinin mesatarisht 70 mijë lekë për student. Megjithatë këtë specialistët e arsimit të lartë e shpjegojnë se duke iu referuar profilit, degëve apo universiteteve, kostoja ndryshon. Kështu, studimet në Universitetin Politeknik dhe atë Bujqësor të Tiranës, kanë kosto më të madhe financiare, duke pasur parasysh se teknologjia që përdoret në funksion të studimeve. Kosto po kaq të madhe kanë edhe degë si: Mjekësia, Stomatologjia, Fizika, Biologj-Kimia. Tarifa e studimit në universitetet publike, është disa herë më e vogël krahasuar me ato jopublike, ku shifrat arrijnë në 10-fishin e shumës që financon aktualisht shteti për arsimin. G. Shqiptare
Shtuar më 31/10/2006, ora 13:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori