Lidhur me sigurinë dhe pyetjet e shumta për
vaksinën Pfizer, ka folur edhe ekspertja e ISHP, Eugena
Tomini.
Në një intervistë për A2
Tomini ka deklaruar se kjo vaksinë
kalon të gjitha fazat e sigurisë para se të aplikohet në populate dhe se është e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, që mbajnë peshën botërore sa i përket edhe aplikimit të vaksinave të tjera.
“Një vaksinë që
kalon në treg për t’u aplikuar në popullatë,
kalon të gjitha fazat e sigurisë.
Vaksina është e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, që mbajnë peshën botërore sa i përket edhe aplikimit të vaksinave të tjera, që kanë efektet e cilësisë dhe të sigurisë.
Një element tjetër i rëndësishëm, si çdo vaksinë e re, ka një sistem të vlerësimit të reaksioneve pas reaksioneve anësore dhe vlerësimi i këtij sistemi është shumë i rëndësishëm dhe i aplikueshëm edhe në vendin tonë”, tha
Tomini.
Lidhur me programin e vaksinimit në vendin tonë,
Tomini theksoi se ka disa skenarë për kombinimin e grupeve prioritare.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 23:07