Pallati i
Kongreseve është e vetmja shtëpi që ka pranuar të mbajë demokratë dhe socialistë nën të njëjtën çati. Para viteve ’90 do të njihej si pallati ku zhvillonte mbledhjet Partia e Punës, ndërsa në demokraci për spektaklet e ndryshme.Portali Albeu ka mundur që të sigurojë se sa do t’i kushtojë nga sot partive politike zhvillimi i organizimeve në Pallatin e
Kongreseve. 450.000 lekë në ditë do t’i kushtojë partive politike
salla e madhe , e njohur si
salla e
koncerteve, ndërsa në ditë përgatitore 112.500 lekë. Shuma stratosferike janë parashikuar edhe për hollet e Pallatit të
Kongreseve.
Kjo godinë u ndërtua për organizimin e
kongreseve të Partisë së Punës, por edhe të festivaleve. Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1982 dhe përfunduan katër vite më pas në vitin 1986.
Mjedisi kryesor është
salla e madhe prej 2100 vendesh e kompozuar për të plotësuar kërkesat funksionale, artistike dhe akustike për zhvillimin e
kongreseve, konferencave e
koncerteve.
Pallati i
Kongreseve u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Për veprimtari të ndryshme u projektuan edhe tri
salla me kapacitete 150, 280 dhe 300 vende si dhe shumë mjedise pune, shërbime e teknike. Rëndësi i është kushtuar trajtimit të holleve në tre katet, të cilat synohej të funksionin për shërbimet, pushimin, ekspozita e veprimtari të ndryshme. /Albeu.com/
Tarifat minimale të qirasë, të mjediseve për Pallatin e
Kongreseve. të jenë:
I Dhënie zyrash me qira
A Me pajisje lekë/m2/muaj 2.000
B Pa pajisje lekë/m2/muaj 1.500
II Dhënie sallash me qira për 8 orë (1 ditë)
A
Salla e
koncerteve ditë aktiviteti lekë 450.000
B
Salla e
koncerteve ditë përgatitore lekë 112.500
C
Salla e kinemasë për 1 ditë lekë 80.000
D
Salla me përkthim për 1 ditë lekë 100.000
E Sallat e vogla për 1 ditë lekë 45.000
F Konferencë shtypi minimumi 1 orë lekë/orë 13.500
III Dhënie hollesh me qira për 8 orë (1 ditë)
A
Holli kuota 0 lekë/m2/ditë 100
B
Holli kuota 1 lekë/m2/ditë 300
C
Holli kuota 2 lekë/m2/ditë 250
D
Holli kuota 3 lekë/m2/ditë 250
Shtuar më 21/02/2014,
ora 23:47