Basha hapi lokalin e u ul me mbi 10 vetë, Rama: Mirë t’i bëhet, të gjobitet sipas ligjit!

Ditën e sotme policia e Durrësit ka gjobitur kryetari e opozitës Lulzim Basha pas një takimi me mbi 10 persona në këtë qytet bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin e sotëm në një ambient të mbyllur me tregtarët në Durrës të liderit të opozitës Lulzim Basha, veprim për të cilin u gjobitën nga Policia kreu i PD dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Në një intervistë në emisionin Opinion, Rama tha se gjoba është gjëja e duhur pasi kjo është një shfaqje e rrezikshme në kushtet kur po zbuten masat për shkak të situatës nga koronavirusi.

“Së pari më thatë që shoh aleancë për teatrin, shoh një grup njerëzisht që kanë thyer rregullat aktuale në kundërshtim të plotë me aktin normativ duke vënën në rrezik veten, njëri tjetrin e të tjerët që mund të kenë kontakte më pas, sikundër ndodhi në Durrës ku kreu i PD në mënyrë plateale shkel të gjitha rregullat, organizon një takim për punën e tij që s’mund ta bëjë në lokale, në mjedis të mbyllur, rreptësisht e ndaluar, pa asnjë distancë e rregull, për mua s’është shfaqja e një qëllimi politik por është një tjetër shfaqje e rrezikshme kur gjatë hapjes gjithnjë e më pak ndikon roli i policisë, inspektoriateve”

Keni gjobitur zotin Basha me Ferdinand Xhaferin?

Qeveria përcakton në ligje e vendime masa të caktuara por qeveria s’vë gjoba, nëse janë gjobitur është bërë gjëja e duhur në zbatim të aktit normativ. Tek të gjithë pa përjashtim në të gjitha rastet kur shkeljet konstatohen.


Shtuar 14.05.2020 19:42