Të tjera humbje jetësh nga koronavirusi në Itali, si ndryshoi bilanci gjatë 24 orëve të fundit

Italia ka shënuar 72 viktima gjatë orëve të fundit si dhe janë infektuar 2700 të tjerë me COVID-19.

Italia në fundjavën e parë të hapjes së vendit e përfundimit të regjimit të izolimit nga pandemia regjistron 33,846 viktima e 234,810 të infektuar nga koronavirusi.

Deri më sot në Itali janë 165,078 të shëruar e në 24 orët e fundit janë 1,297 të shëruar më shumë .

Në struktura spitalore po kurohen 5,002 pacientë e 293 në reparte të terapisë intensive.


Shtuar 6.06.2020 17:58