Kina mohon raportet se Rusia ka kërkuar ndihmë ushtarake

Raportet pohuan brenda natës se Rusia i kishte kërkuar Kinës armë dhe ndihmë financiare pas pushtimit të Ukrainës.

Më herët, ambasada e Kinës në Uashington tha se nuk mund t’i konfirmonte këto raporte, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës.

Por tani, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ka pretenduar se këto pohime janë “dezinformata” që vijnë nga SHBA.

Komentet dolën gjatë një konference të ministrisë së jashtme kineze në Pekin.


Shtuar 14.03.2022 09:17