Ryshfeti 3 mln lekë, Apeli pushon hetimet për ish-prokurorin e Fierit
Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj ish-prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj.

Ndaj Petrit Vukajt rëndonte akuza e korrupsionit pasiv, por gjykata ka vendosur të pushojë çështjen për shkak se nuk provohet dot fajësia.

Vukaj u arrestua në 27 nëntor 2015, pasi u akuzua se mori ryshfet për të mbyllur një çështje hetimore. Ish-prokurori i Fierit kishte masën e sigurisë "arrest shtëpie" gjatë kohës që po zhvilloheshin hetimet.

Por, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk ka gjetur prova që fajësojnë Petrit Vukajn për korrupsion dhe ka pushuar hetimet për këtë dosje. /albeu.com/

Shtuar më 28/12/2016, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori