Ryker raport ne KS per Kosoven: Ende heret per te folur per perfundime
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut deklaroi para anëtarëve të KS se e mirepret “Deklaraten e Nju Jorkut”, ku palet kosovare dhe serbe riafirmuan perkushtim deri ne fundin e procesit te 10 dhjetorit.Shefi i UNMIK-ut ne Kosove, Joakim Ryker ka raportuar ne Keshillin e Sigurimit te OKB, ku është shprehur optimist se statusi i Kosoves do te zgjidhet se shpejti. Ai deklaroi para anëtarëve të KS se e mirepret “Deklaraten e Nju Jorkut”, ku palet kosovare dhe serbe riafirmuan perkushtim deri ne fundin e procesit te 10 dhjetorit. "Duhet qe palet te angazohen dhe te distancohen nga cdo deklarate qe mund te rrezikoje situaten e sigurise, ka thene Ryker. "Eshte ende heret per te thene se cili do te jete perfundimi i negociatave. Eshte domethenese qe Grupi i Kontaktit e ka bere te qarte qe nuk do kete ndarje te Kosoves, as bashkim me shtete te tjere, as kthim ne gjendjen e vitit 1999, ka thene Ryker. Raportimi i kreut te UNMIK-ut behet cdo tre muaj dhe si qëllim ka te paraqese progresin e arritur ne Kosove, duke u fokusuar vecanerisht dhe ne gjendjen e minoriteteve. news24
Shtuar më 01/10/2007, ora 11:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori