Ryker: Mungesa e statusit ndikon në kthimin e serbëve
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker ka deklaruar se një nga arsyet e numrit relativisht të vogël të serbëve të kthyer në Kosovë është mungesa e statusit, sepse sipas mendimit të tij,"pasiguria rreth të ardhmes së Kosovës ndikon në marrjen e vendimit të të kthyerve potencialë".Ryker vlerësoi se shumëçka është bërë në zbatimin e standardeve, duke konsideruar me të drejtë se duhet ecur përpara në fazën tjetër. Ndërkaq lidhur me situatën e sigurisë, Ryker tha se përgjithësisht situata në Kosovë është stabile dhe se ka rënë dukshëm numri i incidenteve me motive etnike. Gjithashtu Ryker nuk pret që të ketë dhunë pas zgjidhjes së statusit dhe se vendimi duhet të jetë i pranueshëm për njerëzit në Kosovës, sepse, siç tha, kjo buron nga parimet e Grupit të Kontaktit. "Nuk mendoj se situata do të jetë e tillë që esktremistët nga të dyja anët, të kenë fjalën kryesore", tha Ryker për gazetën e Beogradit"Veçernje novosti".
Shtuar më 15/05/2007, ora 16:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori