Ryker: Kosova do të jetë unike dhe multietnike
Albeu.com
"Në prag është zgjidhja për Kosovën, mirëpo për të ekziston vetëm një e ardhme, Kosova unike dhe multietnike" ka thënë shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker për Zërin e Amerikës.

"Në prag është zgjidhja për Kosovën, mirëpo për të ekziston vetëm një e ardhme, Kosova unike dhe multietnike" ka thënë shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker për Zërin e Amerikës, duke shtuar se “integrimi është zgjidhja për të gjitha komunitetet e jo izolimi, mediat mjerisht nuk raportojnë për këtë, por serbët e Kosovës gjithnjë e më shumë po i kthehen integrimit". 

{nl}

Ryker ka thënë se edhe pas përcaktimit të statusit, në Kosovë do të mbetet një prani civile dhe ushtarake ndërkombëtare e cila do të mbikqyrë implementimin e vendimit statusor dhe sundimin e së drejtës. Ndryshe Ryker tha se gjendja e sigurisë është në një nivel të lakmueshëm. Kosova është është tërësi unike, tha Ryker, ndërkaq në zonën në veri të lumit Ibër janë sistemuar forca të shumta ushtarake dhe se pika kufitare në atë të pjesë të Kosovës është nën kontroll të fortë, tha shefi i UNMIK-ut. rtk

Shtuar më 31/10/2006, ora 12:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori