Ryker kërkon mobilizimin e institucioneve për zgjedhjet e nëntorit
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker u bëri thirrje të gjitha institucioneve të përfshira për përgatitje të procesit zgjedhor në Kosovë që në afat sa më të shpejtë kohor të përfundojnë detyrat e tyre. Më parë ai kishte shprehur shqetësimin e tij për mundësinë e përgatitjes me kohë për zgjedhjet që janë caktuar të zhvillohen më 17 nëntor.

Ndërkaq, zëdhënësi i UNMIK-ut ka konfirmuar se një ekip i Departamentit për Çështje Teknike të OKB-së po qëndron në Kosovë për të ndihmuar procesin zgjedhor.
Zëdhënësi mohoi zërat që ky ekip të ketë mandat për të sugjeruar shtyrjen e zgjedhjeve.
Shtuar më 20/09/2007, ora 13:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori