Ryker: Jemi në periudhën finale të krijimit të shtetit të Kosovës
Albeu.com
Kosova ndodhet në periudhën finale të krijimit të shtetësisë, tha kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker gjatë vizitës së sotme në Prizren, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Roland Kater. Ryker dhe Kater vlerësuan se Kosova këtë vit do të bëhet e pavarur, "falë vullnetit të popullit të saj, por edhe angazhimit të faktorit ndërkombëtar". Kosova me gjysmën e popullsisë nën moshën 20 vjeçare, ka strukturën më të re të popullsisë në Kosovë. "Mund të themi se Kosova ka numrin më të madh të të rinjëve në Evropë dhe kjo tregon shumë për vendin", tha gjenerali Kater gjatë vizitës që i bënë me Rykerin gjimnazit "Lojola" në këtë qytet, në të cilin mësojnë nxënës të përkatësive të ndryshme etnike. Komandanti i KFOR-it, premtoi se KFOR-i do të mbajë me përkushtim nën kontroll sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë sidomos gjatë kësaj periudhe të rëndësishme që po e kalon vendi. Ryker tha se ndodhemi në "periudhën finale për krijimin e shtetit të Kosovës". start
Shtuar më 16/04/2007, ora 18:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori