Ryker beson që çështja e Kosovës do të zgjidhet ashtu si duhet
Albeu.com
“Kam besim në Bashkësinë Ndërkombëtare që çështjen e Kosovës do ta zgjidhin ashtu si duhet”, ka thënë shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker. Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë të mbajtur sot në Prishtinë.Ryker foli gjithashtu edhe për vizitën e misionit faktmbledhës të KS i cili pritet të arrijë këtë javë në vendin tonë. Ryker tha se delegacioni faktmbledhës i KS-së është themel i rëndësishëm në përgatitjet e marrjes së vendimit për Kosovën, duke shtuar se nuk mund të fajtesohen të tjerët pse serbët janë të izoluar, sepse ata e kanë izoluar vetveten.
Shtuar më 25/04/2007, ora 13:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori