Rusia: Per Kosoven - legjitim vetem vendimi i KS
Albeu.com
Sipas Moskes zyrtare, pauza ne punen e zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves ne OKB nuk do te thote edhe zhvendosje e kesaj teme jashte Organizates boterore.Zedhenesi i Ministrise ruse te Puneve te Jashtme, Mihail Kaminin ka deklaruar se Grupi i Kontaktit duhet t'i vazhdoje perpjekjet per krijimin e kushteve per dialog ndermjet Beogradit dhe Prishtines, si dhe afrimin e pozicioneve ne procesin negociator per statusin e ardhshem te Kosoves, duke u udhehequr nga rezoluta 1244 e OKB-se. "Jemi te bindur qe Grupi i Kontaktit duhet te udhehiqet nga rezoluta 1244, e cila permban aktualitetin e vet", citohet te kete thene Kaminin. Ai ka thene se ne takimin e neserm te Grupit te Kontaktit ne Vjene Rusine da ta perfaqesoje i derguari i posaçem i ministrit rus te ngarkuar per Kosoven, ambasadori Aleksandar Bocan- Harçenko. Sipas Moskes zyrtare, pauza ne punen e zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves ne KB nuk do te thote edhe zhvendosje e kesaj teme jashte Organizates boterore dhe se per zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves mund te jete legjitim vetem vendimi i Keshillit te Sigurimit te KB-se, i miratuar me pajtimin e serbeve dhe shqiptareve.
Shtuar më 24/07/2007, ora 18:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori