Rusia mbështet Kosovën në Interpol, reagojnë serbët
Pëlqej
Mediat në Serbi kanë mbetur të tronditura nga një hap që e bëri Rusia, miku i tyre më i ngushtë, pasi këta të fundit e mbështetën agjendën e INTERPOL-it për ditën e nesërme, ku do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës.

Serbia, megjithatë kishte kërkuar që kjo agjendë të ndryshohet, por morën përgjigje negative nga Këshilli i Asamblesë së INTERPOL-it.

Por, tronditje të madhe morën nga Rusia në këtë pikë.

Sipas burimeve të mediave në Serbi, thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin, nuk e ka penguar Kosovën që të vendoset për votim nesër në Asamblenë e INTERPOL-it. Sipas tyre, gjashtë vende të tjera anëtare të INTERPOL, kishin përkrahur që kjo agjendë të ndryshohet, por jo edhe Rusia.

Mediat atje shkruajnë në se emër të Serbisë, dhe kundër përfshirjes së Kosovës në rend dite, ishte Spanja, Qipro, Kina, Siria, Venezuela, Suriname. Kurse, në favor të Kosovës, votuan SHBA’ja, Franca dhe Guajana.

“Rusët nuk kanë marrë udhëzime nga Qeveria e tyre për të folur për këtë çështje. Kosova u miratua që të hyjë në rend dite nesër dhe kështu do të votohet edhe për anëtarësimin e saj”, ka mësuar Telegrafi i Serbisë.


Shtuar më 19/11/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori