Rusia kundërshton edhe versionin më të ri të projektrezolutës
Albeu.com
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti mbrëmë konsultime të mbyllura për versionin më të ri të projektrezolutës mbi Kosovën, mirëpo edhe ky propozim hasi në refuzimin e përsëritur nga ana e Rusisë.Me të dalur nga takimi, përfaqësuesit e vendeve bashkësponsoruese, në emrin e të të cilëve foli ambasadori i Francës, Jean-Marc de La Sabliere thanë se tani do të pasonin këshillimet me kryeqendrat e vendeve të tyre për të marrë udhëzimet se si do të veprohet më tej. "Është përpjekja jonë e fundit për të arritur një marrëveshje nga të gjithë anëtarët e Këshillit", tha ambasadori francez. Ai shtoi se në draftin e korrigjuar ishin bërë përpjekje për të shqyrtuar disa nga shqetësimet e mëparshme që kishin shfaqur disa vende. "Ne mund të përmirësojmë tekstin, por nuk mund të ndryshojmë atë që është thelbi i tekstit", tha de La Sabliere. Thelbi i tekstit të versionit më të ri të rezolutës, përvec propozimit për negociata 120 ditëshe shtesë, përmban gjithashtu propozimet për zgjidhje politike dhe status sipas sugjerimeve nga negociatori i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Edhe ambasadori i Rusisë foli pas takimit duke thënë se ishte kjo një përpjekje tjetër në mënyrë paksa më të fshehtë për të miratuar një rezolutë që conte kah pavarësia e Kosovës. "I gjithë teksti, sidomos anekset e tij janë të mbushur me konceptin për pavarësinë e Kosovës", tha Churkin duke shtuar se me një tekst të tillë shanset për miratimin e rezolutës ishin zero. Ai hodhi poshtë edhe idenë 120 ditëshe të negociatave duke thënë se ato do të duhej të ishin të pakufizuara. Pas refuzimit të përsëritur të Moskës, përfaqësuersit e vendeve perëndimore thanë se do të vendosin shumë shpejt se a do të vazhdojnë me planin për marrjen e një vendimi dhe nxjerrjes në votim të rezolutës qysh këtë javë. Ndërkohë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të vazhdojnë edhe jashtë Këshillit të Sigurimit, me mbajtjen e një takimi të Grupit të Kontaktit në Berlin, ndërkaq sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon takohet me presidentin amerikan George Bush, ku sic thanë në New York, një nga
çështjet e diskutimit do të jetë edhe Kosova. RTK
Shtuar më 17/07/2007, ora 13:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori