Rusia e perendimoret, negociata me dyer te mbyllura
Pëlqej
Albeu.com
Rusia dhe fuqitë perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kanë zhvilluar negociata me dyer të mbylluara, në përpjekje për të arritur marrëveshje për çështjen e Kosovës, qe kur ajo u nda nga Serbia.
Siç raporton Reuters, lidhur me çështjen e misionit EULEX, diplomatët thonë se Rusia dëshiron një deklaratë që në mënyrë eksplicite do ta përkrahte planin 6-pikësh të OKB-së, që mbështetet nga Serbia, por që është hedhur poshtë nga Kosova.

Diplomatet thone se amerikantët dhe disa evropianë ngurrojnë që Këshilli i Sigurimit ta mbështesë këtë plan.

Ata do të preferonin një deklaratë të përgjithshme të mbështetjes për vendosjen e misionit EULEX, që OKB-së i jep mandat të qartë për të filluar transferimin e autoritetit te Bashkimi Evropian, por jo mbështetje të qartë për planin e Kombeve të Bashkuara, i cili është refuzuar nga Kosova.

Agjencia Reuters raporton se diplomatët perëndimorë, edhe një diplomat amerikan, thanë se vullneti i shfaqur i Kosovës për të punuar me EULEX-in, eshte i mjaftueshem qe te nise vendosja e tij. (tch)
Shtuar më 26/11/2008, ora 22:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori