Rupnik: Pas katër muajve hapen skenarë të ndryshëm për Kosovën
Albeu.com
Zhak Rupnik nga Instituti i Shkencave Politike në Paris thotë se pasi të kalojnë katër muaj nga miratimi i rezolutës së re të Kosovës, hapen skenarë të ndryshëm. Por, sipas tij, skenari më i mirë do të ishte po qe se dy palët arrijnë marrëveshje."Ka edhe nga ata që propozojnë një lloj shkëmbimi terrtorial - Mitrovica për Preshevën dhe të ngjashme...Ekziston edhe një skenar: pas katër muajve Kuvendi i Kosovës njëanshëm të shpallë pavarësinë dhe bashkësinë ndërkombëtare ta sjellë para aktit të kryer", tha Rupnik, i cli ka qenë anëtar i një komisioni të pavarur ndërkombëtar për Kosovën. Rupnik thotë se në atë rast me siguri do të kishte ndarje në bashkësinë ndërkombëtare. Në një anë do të ishin SHBA-të dhe pjesa më e madh e Evropës që do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, kurse në anën tjetër do të ishte Rusia dhe Serbia që do ta hudhnin poshtë. Në të dyja rastet, thotë ky ekspert, nuk do të ishte vetëm problem i Ballkanit, por edhe problem serioz në marrëdhëniet e Rusisë dhe Perëndimit. QIK
Shtuar më 16/07/2007, ora 13:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori