Rupel në Beograd: Problemi i Kosovës është evropian
Pëlqej
Albeu.com
Dimirtij Rupel ka vlerësuar në Beograd se "problemi i Kosovës është problem i Evropës në tërësi, e jo vetëm i Serbisë dhe Malit të Zi" dhe ka theksuar nevojën e zgjerimit të dialogut.Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe njëherit kryesues i radhës së OSBE-së Dimirtij Rupel ka vlerësuar në Beograd se "problemi i Kosovës është problem i Evropës në tërësi, e jo vetëm i Serbisë dhe Malit të Zi" dhe ka theksuar nevojën e zgjerimit të dialogut.
Rupel në bisedë me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica ka tërheruqur vëmendjen se ruajtja e stabilitetit në rajon është presupozim themelor për "bisedime serioze për statusin" duke shtuar se kur është fjala për kthimin e të zhvendosurve, të drejtat e pakicave dhe të drejtat pronësore në Kosovë do të aplikohen "kriteret evropiane", njoftojnë mediat serbe.
Nga ana e tij Koshtunica ka thënë se Beogradi me rastin e bisedimeve për statusin e Kosovës angazhohet për respektimin e parimit "më shumë se autonomi e më pak se pavarësi".
Gjithashtu Koshtunica ka thënë se përfaqësuesit serbë do të marrin pjesë në punën e grupeve punuese për personat e zhdukur, kthimin e refugjatëve dhe trafikun. Ai ka nënvizuar rëndësinë e grupit punues për decentralizimin dhe domosdoshmërinë e arritjes së një kompromisi rreth kësaj çështjeje.
Shtuar më 05/04/2005, ora 21:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori