Rupel: EULEX vonohet për shkak të konsultave
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel tha se vendosja e EULEX-it po vonohet për shkak të konsultimeve ndërmjet Brukselit dhe Kombeve të Bashkuara.Sipas tij, Bashkimi Evropian synon që EULEX-i të shtrihet në të gjithë Kosovën e jo vetëm në jug.

"Nuk duhet as të trimërohet e as të lejohet ndarja e Kosovës", tha Rupel, në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai vlerësoi se më herët është menduar se EULEX-i do të zëvendësojë menjëherë UNMIK-un, por tha se "tranzicioni, përkatësisht 'rikonfigurimi' po merrë pak më shumë kohë se sa ishte planifikuar".
Shtuar më 28/05/2008, ora 16:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori