Rumsfeld: Berisha aset i çmuar, po ia kursej sot zërin
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ndodhet sot në Tiranë me ftesë të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Ish figura e lartë politike e SHBA-ve, po merr pjesë në një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj, ku janë të pranishëm dhe kryeministri Berisha dhe ministri Mediu.

Donald Rumsfeld vlerësoi maksimalisht kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe ministrin Famtmir Mediu ndërsa nuk kurseu dhe humorin.

"Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, t’ja kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur", tha Rumsfeld duke qeshur.

Me tej Rumsfeld vleresoi arritjet e bera ne 20 vitet e fundit ne Shqiperi, per te kaluar nje tranzicion vertete shume te veshtire.

"Gjërat nuk bëhen vetëm, ne e vlerësojmë shumë partneritetin me Shqipërinë. Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe i besoj fort shqiptarëve, e di që cfarë i sjellin shqiptarët NATO-s, energji pozitive, qasjen e re të lidershipit ushtarak e civil, ju po luani një rol shumë të rëndësishëm në aleancë", vijoi ish sekretari Rumsfeld.

Gjatë vizitës së tij, që është e treta në Shqipëri në një hark kohor 10-vjeçar, Donald Rumsfeld do të dekorohet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2013, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori