Rumania i thote “Po” Shqiperise ne NATO
Albeu.com
Senati i Rumanisë ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me këtë vendim të Senatit rumun, Shqipëria ka marrë 6 vota pro anëtarësimit të plotë në organizatën e atlantikut verior.Kuvendi i Shqipërisë, me anë të një deklarate e ka pritur nota optimiste këtë miratim, duke e cilësuar si shprehje të besimit ndaj reformave dhe progresit të arritur.

Ratifikimi nga ana e Rumanisë, vjen pas miratimit nga senati amerikan, ku miratimin nga ana e SHBA-ve, Dana Perino zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë miratimin e protokollit për Shqipërinë e quajti rezultat të progresit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë. Vendet e tjera që e kanë nënshkruar një protokoll të tillë, janë Polonia, Hungaria si dhe vendet baltike.

Me anë një letre falënderimi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i shprehu mirënjohjen deputetëve dhe senatorëve rumunë, si dhe miqve të saj, Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Rumanisë, Bogdan Olteanu dhe Presidentit të Senatit të Rumanisë, Nicolae Vacaroiu, për impenjimin e tyre në futjen e shpejtë në axhendën parlamentare të këtij ratifikimi dhe për besimin e tyre tek Shqipëria dhe reformat e realizuara.
Shtuar më 21/10/2008, ora 23:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori