Ruli: 3600 hektare toke e permbytur ne Shkoder
Albeu.com
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaron se në Shkodër janë përmbytur 3600 hektarë tokë. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civilie, Ruli theksoi se më shumë përmbytje ka pasur në Shkodër e në Korçë.“Në Shkodër janë përmbytur 3600 hektare tokë, veçanërisht në komunat Ana e Malit, Dajç, Bushat, Velipojë. Ndërsa në Korçë për shkak të prurjes së lumit Devollit dhe çarjes së argjinaturës është përmbytur 3000 hektarë tokë në zonën e ish-Kënetës”, theksoi ai.

Ruli gjithashtu deklaroi se Shkodra dhe Korça janë qytetet më të përmbytura ndaj kërkoi vëmendje të veçantë për këto zona dhe apeloi për evakuim në raste emergjence. Ministri tha se për shkak të reshjeve situata është tepër e rëndë, por jo e pa menaxhueshme. “Ndaj është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha strukturave. Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar Shkodrës, për shkak se ky qytet sapo ka dalë nga një përmbytje”, argumentoi ai. Ruli theksoi se situata e prurjeve në lumin Drin është e paparashikueshme. Megjithatë ai nënvizoi se në rast përmbytje ushtria do jetë në dispozicion për evakuim.
Shtuar më 25/02/2010, ora 16:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori