Ronaldo mungon ndaj Liverpool, United: Familja më e rëndësishme se gjithçka

Pas tragjedisë familjare që i ndodhi ditën e hënë Cristiano Ronaldos, ku sulmuesi portugez kërkoi mirëkupton për privatësi në këtë moment të vështirë për familjen e tij, Manchester United ka menduar të mos e grumbullojë për ndeshjen me Liverpool që do të luhet mbrëmjen e sotme në Premier League.

Nëpërmjet një komunikate, Manchester United thekson se familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe se ekipi do të respektojë kërkesën e CR7-tës për privatësi.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Si i tillë, ne konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield dhe nënvizojmë kërkesën e familjes për privatësi”, thuhet në deklaratën e klubit./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SPORTbible (@sportbible)


Shtuar 19.04.2022 13:15