Ruçi i përgjigjet LSI-së: S’ka shtyrje zgjedhjesh, po kërkoni destabilitet
Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi nga Fieri ku ka marrë pjesë në një aktivitet për shpërndarjen e legalizimeve ka folur mbi situatën politike në vend, zgjedhjet dhe kauzat e opozitës.

Gramoz Ruçi u shpreh “se kush kërkon shtyrje zgjedhjesh, në fakt kërkon një Shqipëri pa institucione dhe të destabilizuar”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë opozitës dhe LSI-së e cila nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjeve të zgjedhjeve.

Ruçi thotë se datën e zgjedhjeve e përcakton kushtetuta dhe nuk ka asnjë emergjencë kombëtare, sipas tij që të ketë shtyrje zgjedhjesh.

“Ne si forcë politike jemi të hapur që në 18 nuk ka maxhorancë dhe opozitë, por ka palë. Ajo nuk është dita jonë, por e juaja.

Çdo propozim që kanë palët e tjera, nëse ato i certifikojnë arbitrat, OSBE dhe ODIHR, ne i votojmë.

Do ketë apo nuk do ketë zgjedhje, e përcakton kushtetuta. Zgjedhjet shtyhen vetëm kur ka situatë lufte, thotë kushtetuta. Çdo alternativë tjetër që vë në diskutim datën 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar dhe një Shqipëri në krizë institucionesh”,-deklaroi Ruçi./albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori