Rugova takon Petersen fton Kuvendin te miratoje deklaraten per ekipin negociator
Albeu.com
Presidenti Ibrahim Rugova pas takimit qe zhvilloi me shefin e UNMIK-ut soren Jesen Petersen, i beri thirrje Kuvendit te Kosoves qe te miratoje deklaraten per ekipin negociator per statusin.Nderkaq, Jesen Petersen tha se nuk ka kohe per te humbur, dhe premtoi se UNMIK-u do te bashkepunoje ngushte me ekipin nga Kosova per pergatitjet per bisedime.

Rugova i beri thirrje Kuvendit qe ne seancen e neserme ta miratoje deklaraten per ekipin negociator per statusin e Kosoves. Pas takimit te rregullt, ne rezidencen e tij ne Velani, me kryeadministratorin Soren Jesen Petersen, Presidenti Rugova tha se kjo do te ishte nje hap me rendesi per rrugen nderkombetare per pavaresine e Kosoves.

Shefi i UNMIK-ut Petersen e ka njoftuar ne kete takim kreun kosovar per viziten e tij ne Nju Jork dhe per punen qe po behet ne OKB per avancimin e ceshtjes se Kosoves. Shefi i UNMIK-ut Peterseni, perseriti dje se pas takimeve qe zhvilloi javen e kaluar ne Nju Jork, se Kosova eshte nje hap me afer fillimit te bisedimeve per statusin.

Pas miratimit ne Kuvend, Rugova tha se do te zhvilloje nje takim me delegacionin e Kosoves i cili do te funksionoje si nje trup qe do te punoje per pavaresine e Kosoves. RTK
Shtuar më 28/09/2005, ora 19:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori