Rugova kerkon anetaresimin e Kosoves ne organizmat financiare nderkombetare
Pëlqej
Albeu.com
"Sa me shpejt te arrihet pavaresia, aq me shpejt do te jemi anetare te institucioneve financiare nderkombetare" theksoi Rugova pas takimit me Gervin Bell, shef i zyres se Fondit Monetar Nderkombetar, ne Kosove.Presidenti Rugova kerkon anetaresimin e Kosoves ne organizmat financiare nderkombetare. "Sa me shpejt te arrihet pavaresia, aq me shpejt do te jemi anetare te institucioneve financiare nderkombetare" theksoi Rugova pas takimit me Gervin Bell, shef i zyres se Fondit Monetar Nderkombetar, ne Kosove. Sipas Rugoves njohja e pavaresise se Kosoves do te ndihmonte shume edhe zhvillimin ekonomik te vendit si dhe do te mundesonte anetaresimin e vendit ne institucionet financiare nderkombetare. Nderkaq shefi i zyres se FMN-se, ne Prishtine, Gervin Bell vleresoi gjendjen e tanishme ekonomike ne vend duke thene se me presidentin Rugova jane diskutuar mundesite dhe masat qe duhet ndermarr per nje buxhet te qendrueshem: " Kemi diskutuar per gjendjen ekonomike dhe politiken ekonomike, jemi te inkurajuar me te arriturat e deritashme te Kosoves?stabilitet ekonomik, dhe te gjitha masat qe jane marre deri tani per nje buxhet efektiv dhe te vetefinancuar". Ne kete kuader Fondi Monetar Nderkombetar keshillon Qeverine e Kosoves dhe UNMIK-un, ne hartimin e politikave buxhetore.
Shtuar më 03/05/2005, ora 20:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori